Panorama Sport (Albania)

"Black-out" në stadium, tifozët e kthejnë në festë

-

Faqja e internetit të gazetës së njohur sportive italiane "La Gazzetta dello Sport" i ka kushtuar një shkrim derbit të kryeqyteti­t shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit, i cili u ndërpre në minutën e 63të për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike. "40 minuta pezull për derbin e kryeqyteti­t shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit për shkak të një 'black-out'-i në impiantin e ndriçimit të stadiumit. Tifozët kanë përfituar nga rasti për ta kthyer atmosferën në një festë të vërtetë duke e ndriçuar stadiumin me telefona dhe mjete të tjerë të ndryshëm dhe duke kënduar në mbështetje të skuadrave të tyre derisa u vendos që ndeshja nuk do të rifillonte", shkruan sajti i "La Gazzetta dello Sport". Këtë shkrim sajti italian e ka shoqëruar dhe me pamje filmike nga transmetim­i televiziv në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania