Panorama Sport (Albania)

"Ishim më lart, na pëlqen ky stadium"

-

Pas ndeshjes, për "Supersport" mesfushori Lorenc Trashi u shpreh: "Biem dakord të gjithë se të enjten në 30 minutat e para kundërshta­ri na vuri në vështirësi. Më pas, ne u rritëm shumë në lojën tonë dhe, në minutat në vazhdim që u luajtën në dy ditë, ishim diçka më lart. Roli?

E kam ndryshuar shpesh pozicionin, ndërsa sezonin e shkuar kam luajtur shumicën e kohës si mesfushor më shumë nga e majta. Megjithatë, mundohem të bëj më të mirën dhe të jap gjithnjë maksimumin. Nuk ka rëndësi ku luaj, mjafton që trajneri të jetë i kënaqur dhe mendoj se me paraqitjet e mia ja kam shpërblyer. Ndaj Kukësit në "Selman Stërmasi"? Në fund të ndeshjes, drejtuesit na pyetën në dhomat e zhveshjes nëse do donim të luanim në kryeqytet në ndeshjen me Kukësin dhe jemi sigurisht dakord. Për ne lojtarët nuk ka asnjë problem. U bëj thirrje tifozëve që të jenë të shumtë në çdo ndeshje dhe jo vetëm në derbi. I falënderoj për mbështetje­n e tyre".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania