Panorama Sport (Albania)

Thyhen 106 stola, Tirana denoncon tifozët e Partizanit

"Të zhdëmtohen 500 stolat në total për 3 ndeshje"

- ADELA MERKO

Edhe pse gjithçka u mbyll paqësisht dhe pa incidente, postderbi shoqërohet me polemika dhe akuza. Klubi i Tiranës ka bërë bilancin e stolave të dëmtuar në dy ditët e fundit dhe janë konstatuar 106 ulëse të thyera. Të enjten ishin dëmtuar 70, ndërsa dje 36 të tjera në sektorin H1 dhe H2 ku akomodohen grupimi "Ultras Guerrils". Kjo është e treta herë që ndodh një gjë e tillë, pasi edhe në derbet e sezonit të shkuar, që janë luajtur në "Selman Stërmasi", ka pasur dëme të mëdha. Nisur nga kjo, bardheblut­ë bëjnë denoncim publik dhe, me anë të një njoftimi në "Facebook", kërkojnë zhdëmtimin e mbi 500 stolave, përfshi edhe aty të derbeve të fundit, që me sa duket ende nuk janë paguar.

Denoncimi - "KF Tirana denoncon publikisht dëmin e kryer nga tifozët e Partizanit në stadiumin 'Selman Stërmasi'. Në mënyrë të përsëritur, në sektorin mik, tifozët e kuq kanë dëmtuar një numër të konsiderue­shëm stolash në takimin e luajtur të enjten dhe të premten. Klubi ka dokumentua­r dëmin e kryer dhe ka bërë denoncimin përkatës pranë zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët gjithashtu kanë konstatuar në përfundim të ndeshjes çfarë ka ndodhur në këtë pjesë të stadiumit. KF Tirana do të kërkojë pranë FSHF-së zhdëmtimin e dëmit të kryer në ndeshjen e sotme (dje), por edhe në dy përballjet e sezonit të kaluar, të luajtura në stadiumin 'Selman Stërmasi'. Më tepër se 500 stola në total janë thyer në këto tri ndeshje nga tifozët e Partizanit", shkruante Tirana.

Policia - Forcat e rendit e kaluan me sukses derbin dyditor. Nëse të enjten në gatishmëri ishin 700 policë, edhe dje ishte një numër i lartë, plot 620. Duke qenë se hyrja ishte pa bileta, ata morën masat ekstreme që të mos futeshin sende të rrezikshme. Edhe pse pati stola të thyer, vlen të përmendet se prezencave e "uniformave blu" bëri që minutat e territ të mos shoqërohes­hin me përplasje dhe të shuanin tensionin e krijuar dje çerek ore para se të luhej ndeshja.

 ??  ?? Stolat e dëmtuar në “Selman Stërmasi”
Stolat e dëmtuar në “Selman Stërmasi”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania