Panorama Sport (Albania)

Pa Karabecin dhe Teqjen në Vlorë

-

Tirana duhet t'i bëjë llogaritë pa dy titullarë në transfertë­n e radhës. Vetëm të hënën bardheblut­ë do të luajnë në Vlorë me Flamurtari­n dhe, për këtë takim, Mirel Josa nuk do të ketë gati Erando Karabecin dhe Olsi Teqjen. I pari mori dy të verdhë që u konvertuan në të kuq në derbi, ndërsa i dyti mori të verdhin e tretë. Kapiteni, edhe nëse nuk do të kishte marrë të verdhin e dytë, sërish do ta humbiste javën e 13-të, pasi ishte ndëshkuar dy herë (ndaj Partizanit në fazën e parë dhe Skënderbeu­t po ashtu). Megjithatë, ai edhe pse nuk do të luajë ndaj vlonjatëve, dy të verdhët që ka pasur më herët nuk i zerohen, pasi kështu është rregulli i federatës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania