Panorama Sport (Albania)

Halili: Kemi dy linja, gjenerator­in do ta marrim

"A njoftuam? E dinte i madh dhe i vogël që do luhej derbi"

- ADELA MERKO

Refik Halili hedh poshtë deklaratën e OSHEE-së, ndërsa në një prononcim të dhënë për mediat thotë se stadiumi furnizohet nga dy linja. Megjithatë, presidenti pranon se nuk kanë bërë njoftim. Mungesa e gjenerator­it është problem, por ai thekson se në vazhdim do ta marrin një të tillë. "E rëndësishm­e është që gjithçka u mbyll pa incidente. I falënderoj shumë që të dyja tifozëritë, në veçanti bardheblut­ë, që treguan që janë qytetarë Tirone. Me ikjen e dritave, mund të ndodhte çdo gjë. Ishim të trembur. Por, falënderoj policinë, që u tregua e kujdesshme. Sa i përket energjisë, kur u ndërtua stadiumi, unë kam bërë një kabinë elektrike me financat e mia. Kërkova ndihmë, pa përmendur emra, pasi më dhanë një preventiv që ishte shumë i kripur. Por, më pas u detyrova që ta bëja gjithçka privatisht. Kemi marrë një furnizim dhe kemi dy linja, që vijnë nga kabina jonë elektrike. Kemi biseduar edhe për ndeshjet e tjera, por edhe për derbin. Na thanë që ka siguri, pasi kemi dy furnizime. Një që vjen nga nënstacion­i i Selitës dhe një tjetër nga hotel 'Tirana'", u shpreh fillimisht Halili.

Furnizimi - Kur u pyet për OSHEE-në, e cila tha që klubi nuk i kishte njoftuar, ai tha. "Është gjithçka e verifikues­hme. Këto dy furnizime më kanë thënë që japin garanci. Kam komunikuar dje (pardje) me specialist­ë të mirëfilltë të OSHEE- së dhe më kanë thënë që është një rast i çuditshëm dhe që nuk e dinë se si ndodhi kjo. Nuk mbetet gjë tjetër veçse në vazhdim mos t'ia lëmë topin njëri-tjetrit dhe të marrim një gjenerator dhe ta

kemi të pranishëm në stadium, edhe pse ka një kosto shumë të lartë. Sa u përket shkresave, a ka pasur apo jo, do të them vetëm një gjë, që edhe vetë CEZi e di shumë mirë. Kur bëmë instalimet, më kanë telefonuar drejtuesit të lartë, duke më thënë se 'nëse kjo pagesë nuk bëhet urgjent, ju as sot s'do keni drita'. Kjo është histori e para një muaji. Ajo pagesë u bë dhe është e dokumentua­r. Kemi një preventiv nga Nish-Elektriku, që na ka dhënë një propozim për ndërtimin e kabinës, që ne e bëmë privatisht. Pastaj, sa i përket pjesës që ne nuk kemi njoftuar, unë do ju kujtoj të

gjithë se këtu para stadiumit ka qenë motori gjenerator i vetë elektrikut. Dhe për këtë i falënderoj, por ai gjenerator furnizon vetëm tribunën. Falë edhe mediave, e dinte i madh dhe i vogël që luhej një ndeshje".

Barazimi - Tjetër derbi pa fitore, megjithatë presidenti nuk e bën dramë, ndërsa evidenton se ekipi është në rrugë të mbarë. "Skuadra është drejt objektivav­e, po vazhdon rrugëtimin. Ndeshjet t'i marrim me radhë. Do ishte mirë të fitonim vetëm për tifozët. Por shpresoj që në derbin e radhës situata të ndryshojë", përfundoi Halili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania