Panorama Sport (Albania)

Krasniqi "thumbon" Hoxhën, e fejuara ngushëllon Azubelin

Bardheblut­ë në xhami para derbit, ja çfarë nuk u pa në TV

-

Alban Hoxha refuzon që të flasë për mediat e shkruara dhe në këtë moment Gëzim Krasniqi nuk heziton që ta kalojë me batutë, ndërsa thotë për kapitenin e ekipit: "Nuk flet, pasi nuk ka rregulluar flokët".

- Trajneri i portierëve të Partizanit, Mario Kapeçe, duke u larguar nga stadiumi, në formë shakaje në një bisedë me gazetën tha: "Nesër do të na thërrasin për të luajtur minutat shtesë".

- Pjesa e mbetur e derbit luhej në orën 14:00 dhe tifozët, ndryshe nga një ditë më parë, nisën që të futeshin shumë herët në stadium. Që në orën 12:30 nisën që të siguronin vendet e tyre, duke ditur që hyrja ishte pa biletë.

- Fikja e dritave bëri që tifozët të bënin edhe humor.

Edhe dje nuk munguan batutat prej tifozëve të kuq, ndërsa në kor thoshin: "Paguaj dritat".

- Mirel Josa është irrituar në një moment me Mervielin, i cili, ashtu si një ditë më parë, shpërdoroi një rast ideal, duke gjuajtur topin nga distanca.

- Batha respektoi rregullore­n, duke zbritur në fushë vetëm për të kryer zëvendësim­in. Megjithatë, gjatë nxehjes, ai është parë duke çaluar,

duke konfirmuar se ka një shqetësim fizik.

- Duke qenë se ishte dita e dytë e derbit dhe për më tepër ndeshjet e radhës janë në prag, ekipet nuk kishin luks për pushim. Si Partizani apo edhe Tirana përfituan që në nxehmje të zbrisnin edhe ata që nuk do luanin, për të kryer një stërvitje të lehtë.

- Çerek ore para se të niste zyrtarisht ndeshja ndodhi përplasja e parë dhe e vetme e tifozërive. "Ultras Guerrils" dhe tifozët e Tiranës të akomoduar në tribunën qendrore nisën një sulm në distancë mes tyre, ku veç të sharave pati edhe heshtje të sendeve. Megjithatë, ndërhyrja e policisë bëri që situata të mos precipiton­te. Por nervat sërish nuk u shmangën, pasi kur ekipet po futeshin në tunel dhe po bëheshin gati për ndeshjen, ti- fozët e Partizanit nisën që të ofendonin lojtarët e Tiranës.

- Shou i tifozëve vazhdoi edhe dje. "Tirona Fanatics" përdorën sërish pallatet rreth stadiumit për të dhuruar spektakël me fishekzjar­rë, që këtë herë ishin me ngjyra.

- Aktivizimi i Muzakës u prit me duartrokit­je prej tifozëve. Ai duhet të futej që të enjten, megjithatë Josa e futi në fushë vetëm në të 80-ën minutë. Sakaq, aktivizimi i Ben Azubel mbeti në tentativë. Duke qenë se u dha vetëm një shtesë, nuk pati mundësi që të luante derbin.

- Azubel nuk mori asnjë minutë dje, megjithatë ngushëllim­in e gjeti te partnerja. Ata u panë jashtë stadiumit dje, ndërsa dukej që e fejuara po e ngushëllon­te për faktin që nuk luajti.

- Tirana, në xhami para derbit. E premtja nuk u ka prishur ritualin bardhebluv­e, ndërsa në orën 12:00 disa prej futbollist­ëve janë parë që të falen në xhaminë që ndodhet në qendër të kryeqyteti­t.

 ??  ?? Bardhi pas fintes, që përfundoi jashtë kuadratit
Bardhi pas fintes, që përfundoi jashtë kuadratit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania