Panorama Sport (Albania)

"Dritat na penalizuan, sulmi i Partizanit na zuri në befasi"

-

Mirel Josa nuk është i kënaqur me barazimin. Trajneri i Tiranës e pranon që Partizani i gjeti të papërgatit­ur, ndërsa evidentoi se skuadra e tij nuk sulmoi dot, për shkak të pasimeve të shkurta. Gjatë intervistë­s së dhënë pas ndeshjes, numri një i bardhebluv­e "shfajëson" Karabecin për kartonin, ndërsa e thotë hapur se ngjeshja e kalendarit e shqetëson.

Vetëm barazim, i kënaqur me këto 27 minuta lojë?

Jo, nuk jam i kënaqur. Partizani kishte zgjedhur një strategji tjetër që të na sulmonte sot (dje). Dhe ne duhet t'i përgjigjes­him në të njëjtën monedhë, por duke mos e qarkulluar shumë topin, pasi mbetëm më shumë te loja e bërë në 63 minutat e së enjtes. Duhet të shihnim më shumë në sulm. Vetëm kështu mund të dilnin mesfushorë­t dhe nuk duhet ta humbisinim topin në qendrën e mesit të fushës. Kështu ndodhi dhe u ndëshkuam me kartonin e kuq të Karabecit. Nuk ishte faji i tij në fakt, por i pasimeve të shkurta që ne bënim nga mbrojtja në mesfushë. Mos ndoshta frika për të mos pësuar solli këtë lojë? Të dyja skuadrat nuk kishin frikë, paçka se një ndrojtje edhe ishte, pasi nuk ke kohë për rikuperim. Por pritej një interpreti­m ndryshe. Nuk e mendonit një sulm të tillë të Partizanit? Nuk e mendoja mënyrën se si po luante me topat e gjatë, që në shkelmimin e parë të Hoxhës. Ne duhet të ishim më tepër pika referimi përpara, që të shkëpusnim lojën dhe t'i jepnin mundësi veprimi mesit të fushës. S'duhet të rrinim shumë prapa me pak fjalë. Sa e vështirë është që të motivosh ekipin në ndeshje kaq të çuditshme?

Nuk është se mungoi motivimi apo karikimi, por veç këtyre duhen të kishim vepruar ndryshe edhe në drejtime të tjera. Keni kërkuar shtyrje për transfertë­n me Flamurtari­n? Ky është problemi i klubit, jo i imi. Mungon Karabeci dhe Teqja, i shqetësuar? Kur një skuadër ka mungesa, ka preokupim, paçka se kemi alternativ­a. Pastaj Flamurtari nuk është ai që trumbetohe­t nëpër media, është një ekip i fortë. Problemi i dritave ishte pozitiv apo negativ? Për mua ndikoi negativish­t. Konkluzion­et nxirren pas ndeshjes. A ju shqetëson ngjeshja e kalendarit? Edhe mua më shqetëson ky problem. Ngjeshje nuk ka pse të ketë, megjithatë programin e bën federata dhe jemi të detyruar që t'i zbatojmë rregullat.

Si shkoi grumbullim­i dhe gjumi i të enjtes mbrëma? S'ka rehat, si me fitore dhe humbje. Problemin e kisha te skuadra, që duhet ta qetësoja. Ajo ishte situatë e re si për mua edhe për futbollist­ët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania