Panorama Sport (Albania)

"Edhe një javë të zgjaste, nuk fitonin"

-

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pas përfundimi­t të 27 minutave të mbetura të derbit për mediat ka deklaruar se me kërkesën për fitoren në tavolinë po merren juristët e klubit. Demi me formë batute pohoi se nuk do të thotë më se nuk do humbasin derbi sa të jetë ai president. "Rezultati final e tregoi se mbeti të pathyeshëm. Nuk do ta them më atë fjalë se u bënë shumë. Të gjithë e panë edhe në ndeshjen e dytë, që luajtëm sot (dje), që Tirana nuk kishte asnjë shans për të na mundur. Madje, edhe një javë po të luhej, ata nuk arrin të fitonin. Barazimi? Ashtu ishte shkruar që ndeshja të dilte barazim, gjithsesi, për mendimin tim, Partizani luajti më mirë. Pyetjes se a i qëndron fjalës që tha pas ndërprerje­s së derbit se do të kërkonte fitoren në tavolinë, Demi iu përgjigj: "Për këtë çështje punojnë juristët e klubit, gjithçka do të bazohet te shkresat duke iu referuar ligjeve dhe rregullave të përcaktuar­a më parë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania