Panorama Sport (Albania)

"Dritat i fikën që të rikuperoni­n afrikanët"

-

Mbrojtësi Gëzim Krasniqi ka preferuar që të bëjë batuta pas ndeshjes. "Pathyeshmë­ria? Nuk është se ndodhi ndonjë gjë e re, kjo dihej, është bërë e zakonshme. E filluam pak keq ndeshjen në 30 minutat e para dhe pastaj e dominuam plotësisht. Nuk patëm fat që të shënonim një gol, po fati është i tillë, çfarë të bëjmë! Edhe po të luanim një javë, nuk do të na mundnin dot. Tirana i fiku dritat për lojtarët afrikanë, pasi donin t'i rikuperoni­n. Ata 30 minuta luajnë, nuk u mbajnë këmbët më shumë. Mirë do të ishte që ndeshja të mos ndërpritej dhe të vazhdonte. Barazimi nuk na kënaqi, pasi i patëm mundësitë për të fituar dhe për të ngushtuar distancën me kreun. Tani na mbetet për detyrë që të kthehemi te fitorja ndaj Kukësit", u shpreh Krasniqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania