Panorama Sport (Albania)

"Nuk na erdhi mirë që u ndërpre derbi"

-

Idriz Batha mungoi dje për shkak dëmtimi, por pas barazimit 0-0 ai u shpreh: "Derbi në dy ditë? Gjëra që ndodhin, hera e parë që e provonim të gjithë. Mirë nuk është që ndodh një gjë e tillë. Ne nuk na erdhi mirë që u ndërpre ndeshja pasi filluam ta dominonim pjesën e dytë. Ikja e dritave sikur nuk na pëlqeu. E nisëm ndeshjen ku e lamë dhe Partizani mori komandën në fushë, por fati nuk deshi që ta fitonim këtë takim. Besoj se të gjithë e panë se çfarë loje bëmë. Ne preferojmë të flasim me vepra në fushën e lojës. Në asnjë ndeshje Partizani nuk futet për barazim dhe e kemi treguar këtë gjë, gjersa edhe fitoret flasin për ne në krahasim me kundërshta­rin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania