Panorama Sport (Albania)

Apeli s'e fal, me Kukësin paguhet për tifozët

-

Partizani ka pasur shpresë që Komisioni i Apelit do ta reduktonte vendimin e Disiplinës, që i ndëshkoi me 4 ndeshje pa tifozë, ku gjysma është shlyer, me Besëlidhje­n dhe Teutën. Komisioni i Apelit, i mbledhur dje, e ka hedhur poshtë kërkesën e Partizanit, i cili në fund vendoi të lërë në fuqi masën e dhënë nga Disiplina më 3 nëntor. Meqenëse të kuqtë e kanë shlyer gjysmën e dënimit, klubi pritet që ta shlyejë me gjobë pjesën e mbetur. Kështu Partizani pritet që sot të paguajë faturën e parë për kthimin e tifozëve që në ndeshjen e së martës me Kukësin. Ka qenë vetë Sekretari i Përgjithsh­ëm i të kuqve, Gerald Burba, ai që ka konfirmuar për "Panorama sport" se Partizani do të paguajë gjobën që ndaj Kukësit të luhet me tifozë. Të kuqtë duhet të paguajnë 5 milionë lekë të vjetër që të kthejnë tifozërinë në ndeshjen e radhës me Kukësin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania