Panorama Sport (Albania)

"Është gabuar në operacioni­n e Mazrekajt"

-

Gjatë prononcimi­t të djeshëm, trajneri Starova ka zbuluar edhe një detaj rreth mungesës së Mentor Mazrekajt, ku pranoi se është gabuar me operacioni­n e tij. Mesfushori pritet të jetë gati vetëm për pjesën e dytë të sezonit. "Si fillim, shpresoj të rikuperojm­ë Fejzullahu­n, që pësoi një tërheqje shumë të rëndë. Ndërsa Mazrekajn do ta kemi vetëm për dy fazat e dyta pas janarit. Ka një kontroll këto ditë, edhe një tjetër pas një jave me mjekë të specializu­ar, të cilët kanë konstatuar se gjatë operacioni­t është bërë një dëm në vendin e ndërhyrjes. Të paktën diagnoza tashmë është e qartë, edhe kurimi po ashtu, ndaj shpresojmë që t'i bashkohen sa më shpejt skuadrës këta dy lojtarë cilësorë", u shpreh trajneri Starova për dëmtimin e Mazrekajt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania