Panorama Sport (Albania)

Partizani pret Halilin për “Selman Stërmasi”-n

Burba: Duam rikthim në kryeqytet, presim përgjigjen zyrtare

- JORGIS MEMO

Partizani kërkon zyr tarisht rikthimin në kryeqytet sa i përket zhvillimit të ndeshjeve të kampionati­t si pritës. Drejtuesit e klubit të kuq i kanë bërë një shkresë zyrtare klubit të Tiranës, për të lidhur një kontratë me stadiumin "Selman Stërmasi" deri në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka konfirmuar dje për "Panorama Sport" edhe vetë sekretari i përgjithsh­ëm i klubit të Partizanit, Gerald Burba. "Pas tërheqjes së klubit të Korabit nga zhvillimi i ndeshjeve si pritës në kryeqytet, po hapet një mundësi që ne të luajmë në stadiumin ' Selman Stërmasi'. E kemi shprehur dëshirën tonë për t'u rikthyer në Tiranë dhe tani presim zyrtarisht përgjigjen e presidenti­t Refik Halili", ka thënë Burba. Gjithçka mbetet në dorë të klubit të Tiranës që në fillim të sezonit sqaroi se kishte lidhur kontratë me klubin e Korabit dhe askush tjetër nuk mund të luante në "Selman Stërmasi". Tashmë situata ka ndryshuar dhe gjithçka mbetet në dorë të presidenti­t Halili, i cili këto ditë do të vendosë përfundimi­sht.

Prapaskena­t - Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, deklaroi dje se palët janë dakord që të kuqtë të luajnë në "Selman Stërmasi". "Me sa di, drejtuesit kanë folur dhe Tirana është OK. Nëse luajmë në kryeqytet, tifozët do t'i kemi edhe më afër, por në Elbasan tapeti na garanton një cilësi më të mirë. Të shohim", ka thënë "Bobi". Menjëherë pas ndeshjes TiranaPart­izani, drejtuesit e kuq kanë pyetur lojtarët nëse dëshirojnë

t'i luajnë në "Selman Stermasi" ndeshjet e ardhshme dhe këta të fundit kanë qenë dakord. Dilema më e madhe është nëse presidenti i Tiranës do t'u dorëzohet tifozëve bardheblu, të cilët kundërshto­jnë faktin që Partizani të luajë në stadiumin e tyre apo do të vendosë veton, duke pranuar kërkesën e klubit të kuq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania