Panorama Sport (Albania)

Partizani-Kukësi të martën, Gjici refuzon: Luajmë të hënën

FSHF shtyn ndeshjen, klubi verior del kundër: Favorizon të kuqtë

-

Kaos me orarin dhe vendin e stadiumit për ndeshjen PartizaniK­ukësi, që ishte parashikua­r të luhej të hënën, në orën 18:00, në "Elbasan Arena". Institucio­ni i futbollit shqiptar ka njoftuar dje se ndeshja do të shtyhet për të martën në orën 17:00. Klubi i kuq, që deri më tani i ka luajtur ndeshjet si pritës në Elbasan, ka bërë një kërkesë për të vijuar kampionati­n në stadiumin "Selman Stërmasi". Mirëpo, në kushtet kur nga Tirana nuk është kthyer ende një përgjigje zyrtare, për momentin e sigurt është që ndeshja e vlefshme për javën e 14-të do të luhet të martën, në orën 17:00, në stadiumin

"Elbasan Arena" ( sipas edhe njoftimit të FSHF-së). Këtë shtyrje të takimit e ka kundërshtu­ar ashpër dje klubi i Kukësit. Ka qenë vetë presidenti Safet Gjici, që në një prononcim për "Panorama Sport", ka sqaruar se Kukësi do të respektojë kalendarin, duke luajtur të hënën, ashtu siç dhe

ishte parashikua­r që në fillim. "Kukësi e ka ndeshjen me Partizanin të hënën, në orën 18:00. Ne si klub këtë orar dhe këtë ditë do të respektojm­ë", ka thënë shkurtimis­ht Gjici për gazetën. Më i ashpër në reagimin e tij ka qenë shefi i klubit, Jonuz Hallaçi, i cili ndër të tjera është shprehur se

FSHF nuk i ka pyetur fare kuksianët për këtë shtyrje. "Sot (dje) na telefonuan nga federata dhe na komunikuan vendimin, por pa na pyetur fare për këtë shtyrje. Në fakt, s'ka arsye për të shtyrë takimin. Duhej të zhvillohej të hënën, ashtu siç është vendosur dhe na kanë bërë me dije. Ne nuk e pranojmë këtë vendim. Do kërkojmë përmes një shkrese drejtuar FSHF-së, që ndeshja të rikthehet për t'u luajtur të hënën. Nuk ka asnjë arsye madhore për t'u shtyrë takimi. 30 minutat e derbit Tirana-Partizani u cilësuan si stërvitje nga stafet respektive dhe lojtarët. Kjo favorizon kundërshta­rin, kështu që duhet të zbatohet kalendari. Ne kemi planifikua­r stërvitjen, grumbullim­in dhe gjithçka për të hënën. Tani na hidhet poshtë çdo gjë me një të rënë të lapsit. Minimalish­t duhet të na e thoshin të enjten dhe jo sot (dje) në orën 16:00", deklaroi dje shefi i klubit kuksian. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania