Panorama Sport (Albania)

Kukësi, zero fitore me të kuqtë

-

Kukësi nuk ka fituar asnjëherë një ndeshje jashtë fushe kundër Partizanit në Kategorinë Superiore. Këtë tabu skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka do të kërkojë ta thyejë të martën në "Elbasan Arena", kur të kuqtë do të jenë pritës për javën e 14-të. Që prej debutimit të Kukësit në Superiore, dy skuadrat kanë luajtur 6 herë në fushën e Partizanit. Këtë herë kanë fituar të kuqtë dhe në dy raste ndeshjet kanë përfunduar në barazim. Dukshëm "demat" kanë qenë dominues ndaj Kukësit, jo vetëm në shtëpinë e tyre, por edhe në ndeshjet e luajtura në stadiumin "Zeqir Ymeri" në këto tre vite. Në 12 takime mes tyre, Partizani ka fituar 8 herë, Kukësi dy herë, ndërsa 2 ndeshje janë mbyllur në barazim. Në këtë takim skuadra e Gjokës shkon si kryesuese e kampionati­t dhe me tri pikë më shumë se të kuqtë. Lajm i mirë për verilindor­ët është fakti se nuk do të kenë asnjë mungesë ndaj Partizanit. Edhe mbrojtësi Entonio Pashaj, i cili ka pasur probleme në kofshë që para 3 javësh, tashmë është riaftësuar plotësisht. Kësisoji, lojtari 32-vjeçar pritet të grumbulloh­et për ndeshjen e së martës. S.Sulozeqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania