Panorama Sport (Albania)

Korabi do kthesën nga "Zeqir Ymeri"

-

Korabi do të presë nesër Teutën në stadiumin "Zeqir Ymeri", në një ndeshje që merr rëndësi të veçantë për vetë pozitat ku ndodhen dy skuadrat. Në rast fitoreje, dibranët parakalojn­ë Teutën dhe lënë vendin e fundit në tabelë. Tri ditë më parë, klubi vendosi që të prishte kontratën me stadiumin "Selman Stërmasi" dhe nga nesër, në orën 14:00, ku do të zhvillojë takimin e parë si pritës, do të ketë si shtëpi të re stadiumin "Zeqir Ymeri" të Kukësit. Në klubin dibran shpresojnë se ky ndryshim do t'u sjellë fat. Por, mbi të gjitha, drejtuesit janë të bindur se në Kukës do të kenë një mbështetje më të madhe nga tifozët, kryesisht nga ata që do të vijnë nga Peshkopia. Dje skuadra ka zhvilluar stërvitjen e fundit në kompleksin "Skënder Halili" në kryeqytet dhe sot seancën përmbyllës­e do ta kryejë në Kukës. Trajneri Gerd Haxhiu nuk do të ketë në dispozicio­n mbrojtësin Arian Sheta, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndaj Teutës, në qendër të mbrojtjes pritet të luajë dyshja Prençi-Çela. Trajneri Haxhiu po projekton ndryshime në formacion, por ende nuk i ka zbuluar. A.Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania