Panorama Sport (Albania)

"Nuk ka pse ngjeshet kaq shumë kalendari"

-

Pas shtyrjes së ndeshjes, klubi i Kukësit ka dalë dje edhe me një komunikatë nëpërmjet kanaleve zyrtare në internet. "Klubi ka mësuar lajmin se ndeshja ndaj Partizanit, e programuar për ditën e hënë, në orën 18:00, do të zhvendoset për ditën e martë, në orën 17:00. Ky ndryshim i orarit të ndeshjes është bërë pa miratimin e klubit tonë dhe pa na pyetur edhe ne si palë e përfshirë direkt në këtë çështje. Klubi i Kukësit nuk është dakord për shtyrjen e ndeshjes. Nuk e shohim të arsyeshme prishjen e kalendarit dhe ngushtimin edhe më tej të distancës kohore në mes të ndeshjeve të ardhshme. Prandaj kërkojmë që FSHF-ja t'i qëndrojë orarit paraprak".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania