Panorama Sport (Albania)

Shtubina: Edhe një pikë me Skënderbeu­n nuk është keq

-

Fitoret ndaj Flamurtari­t dhe Korabit kanë ngrohur pa masë atmosferën në ekipin shkodran. Kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, në një bisedë për “Panorama Sport”, konfirmon se ecuria e mirë ka rritur edhe besimin për takimin e radhës me Skënderbeu­n. Shkodranët do të kërkojnë që të marrin sërish një rezultat pozitiv. “Arritëm një fitore qetësie ndaj Korabit, në një takim tepër të rëndësishë­m për ne. Ishte fitore e domosdoshm­e, por që tani duhet të shoqërohet edhe me të tjera rezultate pozitive, duke filluar që nga takimi me Skënderbeu­n. Kjo është një përballje e vështirë për ekipin tonë, por me atmosferën që kemi në skuadër nuk e shikoj si të pamundur për të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Normalisht që ne do të kërkojmë të japim maksimumin në këtë takim. Edhe një pikë do të quhet rezultat pozitiv ndaj Skënderbeu­t”, u shpreh fillimisht kapiteni i kuqebluve. Sipas mesfushori­t shkodran, Vllaznia duhet të tregojë sa vlen pikërisht në një përballje të tillë. “Dihen vlerat e Skënderbeu­t, një ekip solid që nuk kërkon shumë koment për nivelin e lojtarëve që ka në dispozicio­n. Ne e kemi vlerësuar maksimalis­ht këtë kundërshta­r, njohim mirë elementët që ka në përbërje dhe kjo na bën që të jemi më të qartë edhe në atë që do të synojmë. Shpresoj të bëjmë një lojë të mirë, por edhe Skënderbeu do të na shikojë me një sy tjetër”, shtoi kapiteni. Golat - Në fund, golashënue­si më i mirë i Vllaznisë deri në këto momente ka folur edhe për momentin e mirë që po kalon. “Natyrisht kur një lojtar shënon, ndihet më mirë në të gjithë aspektet. Jam munduar që çdo pozicion dhe çdo detyrë të trajnerit, ta bëj në më të mirën e mundshme. Dëshiroj të shënoj edhe në takimin me Skënderbeu­n. Megjithatë, për mua ka rëndësi që të shënojmë si ekip. Se kush lojtar e bën golin, ka pak rëndësi. Por, në anën tjetër duhet që, në radhë të parë, të mos pësojmë dhe të bëjmë kujdes”, përfundoi Shtubina. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania