Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Taho “kërkon” Kupën

"Skuadra ka disa mangësi fizike, por nëse mbeten të bashkuar nuk do rrezikojnë"

- ERMAL SIKA

Rrapo Taho është i bindur se ky Fla murtar mund të shkojë shumë shpejt në vendin që meriton. Në një intervistë për "Panorama Sport", ish-trajneri vlonjat shprehet se dhënia e pagave ka qetësuar situatën në klub dhe bën që ekipi të ecë përpara. Taho mendon se gjërat me FSHF-në janë sheshuar, ndërsa ka rezerva për anën fizike të lojtarëve.

Më në fund u ndanë pagat te Flamurtari. Si e shikoni këtë fakt?

Si unë, ashtu rdhe gjithë sportdashë­sit jemi shumë të kënaqur që situata me pagat u zgjidh. Kjo është në funksion të punës dhe është shumë pozitive.

Por në fakt ekipi u penalizua me heqje pikësh. A mund të zgjidheshi­n më parë këto çështje?

Duhet që kjo çështje të ishte zgjidhur sa më shpejt dhe të mos kishte arritur çështja derisa të hiqeshin pikët. Nuk duhet të kishte shkuar puna deri këtu. Por unë mendoj se e ardhmja për Flamurtari­n do të jetë shumë e mirë.

Mes FSHF-së dhe Flamurtari­t marrëdhëni­et janë jo të mira. Mendoni se kjo ndikon negativish­t për klubin?

Nuk mendoj se ka probleme në marrëdhëni­et mes Flamurtari­t dhe FSHF-së. Gjërat tani janë qartësuar dhe as FSHF-së nuk i intereson që të ketë marrëdhëni­e

jo të mira me klubet. Në një kohë kur FSHF ka dhënë një zgjidhje për këtë situatë, atëherë mund të themi se gjërat janë sheshuar. Por edhe vetë FSHF duhet të jetë më e kujdesshme në marrëdhëni­et me klubet.

Si mundet që klubi të mos jetë më në të tilla situata në të ardhmen?

Në të ardhmen nuk duhet të ketë më probleme të tilla që të mos përsëriten këto situata. Por për t'u theksuar është fakti se unë kam shumë besim se nuk do të ketë më gjëra të tilla dhe se ardhmja e Flamurtari­t do të jetë shumë e mirë.

Mendoni se Flamurtari rrezikon qëndrimin në kategori?

Jo, nuk e kam menduar kurrë. Ekipi është i bashkuar dhe unë mendoj se do të arrijë rezultate pozitive në ndeshjet që do të luhen në vazhdim. Kam besim se ekipi do të synojë Kupën e Shqipërisë dhe do të marrë vendin që i takon në kampionat. Por, nëse ecin mirë gjërat, mund të shkojmë edhe në Kupat e Europës. Pavarësish­t heqjes së 6 pikëve, jemi në një rrugë të drejtë. Në ndeshjen me Teutën më bëri përshtypje një Flamurtar shumë kolektiv dhe që ishin shumë të bindur për fitore.

Ndeshja e radhës me Tiranën. Si e vlerësoni këtë takim?

Tirana është një ekip në rritje, por unë mendoj se Flamurtari do ta kalojë me sukses këtë ndeshje. Rezultati do të jetë në favorin tonë.

Kush duhet ta bëjë diferencën te Flamurtari?

Flamurtari ka lojtarë shumë cilësorë. Përmend këtu Alvesh, Shkodrën, Veliun, Berishën dhe shumë lojtarë të tjerë. Ekipi është në rritje, duke u konsolidua­r dhe me marrjen e pagave dhe morali është më i rritur.

Çfarë ju ka zhgënjyer më shumë në skuadër?

Gjendja fizike e ekipit nuk më ka pëlqyer shumë. Ka probleme në këtë drejtim. Kërkohet një ekip me gjendje fizike më të plotë.

 ??  ?? Tomislav Bushiç i bashkohet Flamurtari­t në stërvitje. Por, përpara se të shkonte në klub, qysh në orët e para të mëngjesit të djeshëm, për të konfirmuar korrektësi­në e klubit, sulmuesi ka shkuar në bankë për të verifikuar nëse pagat ishin hedhur apo jo...
Tomislav Bushiç i bashkohet Flamurtari­t në stërvitje. Por, përpara se të shkonte në klub, qysh në orët e para të mëngjesit të djeshëm, për të konfirmuar korrektësi­në e klubit, sulmuesi ka shkuar në bankë për të verifikuar nëse pagat ishin hedhur apo jo...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania