Panorama Sport (Albania)

KARTONËT

-

Katër lojtarë rrezikojnë të humbasin takimin kundër Teutës fundjavën e ardhshme pasi kanë nga dy kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për Gledi Micin, Nuredin Orelesin, Serxhion dhe Liridon Latifin. Të katër këta futbollist­ë nëse ndëshkohen edhe në Shkodër do të humbasin takimin në Durrës. Të katërt duhet që të bëjnë kujdes për të mos i komplikuar situatat në një moment ku fitorja bëhet detyrim për Skënderbeu­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania