Panorama Sport (Albania)

Zv.trajneri i Tërbunit: Duhej të merrnim pikë

-

Numri dy i pankinës pukjane, në deklaratën pas ndeshjes, shprehu keqardhjen për humbjen. Ergys Neziri deklaroi se ekipi dha gjithçka në fushë dhe meritonte të paktën një pikë. "Më vjen keq që dolëm pa pikë nga ky takim. Futbollist­ët dhanë maksimumin e tyre dhe luajtën shumë bukur, por ky është futbolli. Besoj se do arrijmë të mbijetojmë në të Parën", është shprehur Neziri. Ndërkohë, Tërbuni vazhdon të mbetet në kuotën e vetëm tri pikëve. Pukjanët nuk kanë shijuar ende një fitore këtë kampionat, duke qenë shumë larg pritshmëri­ve. Problemati­kat në klub kanë qenë të mëdha dhe këto janë reflektuar në fushën e lojës, në një kohë që janë larguar deri më tani tre lojtarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania