Panorama Sport (Albania)

Demiraj: Boll kemi lënë pikë, i mundim peqinasit

-

Apolonia do të kërkojë sot fitoren ndaj Shkumbinit, një kundërshta­r që i shkaktoi humbjen e parë për këtë kampionat, pikërisht me shifrat 1-0 në Peqin pas golit të Llucës. Në këto kushte, takimi i sotëm në stadiumin "Loni Papuçiu" konsideroh­et edhe si një lloj hakmarrjej­e. Trajneri fierak Elidon Demiraj, në bisedën për "Panorama Sport", shprehu bindjen se skuadra e tij do të marrë tri pikë. "Jemi përpara një sfide të vështirë, pasi Shkumbini ka një ekip të fortë. Këtë e ka treguar në ndeshjet e zhvilluara deri më tani, teksa me meritë renditet në vendin e katërt. Kjo na bën që jo vetëm ta respektojm­ë, por edhe ta vlerësojmë si duhet. Gjatë ditëve që kemi pasur në dispozicio­n, kemi punuar me skuadrën intensivis­ht për të korrigjuar edhe ndonjë mangësi të shfaqur në ndeshjen e kaluar, kryesisht në aspektin mbrojtës. Apolonia në çdo ndeshje hyn për të fituar, ndaj edhe me Shkumbinin nuk ka përjashtim, pasi do të kërkojmë vazhdimësi­në. Mjaft pikë kemi lënë në fazën e parë, tashmë ka ardhur koha t'i rikuperojm­ë me shpejtësi", është shprehur Demiraj. Mikel Mbriçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania