Panorama Sport (Albania)

Bojkoti, zbardhet pakti i rrogave tek Elbasani

Afati i fundit deri të martën, klubi vuan në tranzicion

- VLADIMIR MEMA

Elbasani nuk i dha fund bojkotit as ditën e djeshme, por gjithsesi do të zbresin sot në fushë për të luajtur me Dinamon. Lojtarët kanë vijuar të protestojn­ë me këtë masë ekstreme ndaj drejtuesve të klubit për pagat e pamarra, duke qenë se deri dje paradite nuk kanë pasur asnjë sinjal pozitiv se kjo çështje do të zgjidhet. Gjithsesi, gjatë mesditës, është arritur një akord midis futbollist­ëve dhe drejtuesve, duke lënë një afat deri ditën e martë për të marrë paratë që u takojnë. Kushti është që të zbrisnin ditën e sotme në fushë përballë Dinamos për të zhvilluar normalisht ndeshjen dhe, më pas, do të merrte zgjidhje edhe ky problem. Kujtojmë se verdheblut­ë e nisën bojkotin ditën e enjte, pasi pretendojn­ë se kanë dy paga të pamarra dhe, duke qenë se ditët kalonin dhe pagat nuk po hidheshin, vendosën një masë ekstreme për të vënë në lëvizje klubin. Megjithatë, për momentin, ka një marrëveshj­e afatshkurt­ër për të mos e penalizuar skuadrën në kampionat, pasi ndeshja me Dinamon është e rëndësishm­e. Por, nëse deri të martën nuk likuidohen me të paktën një rrogë, atëherë pritet që bojkoti të nisë sërish.

Tranzicion­i - Që prej tre muajsh kur edhe ka nisur kampionati, verdheblut­ë ndodhen në një periudhë tranzicion­i, pasi pritet t'i kalojnë aksionet kompanisë angleze që ka blerë në masën 100 për qind klubin. Afati përfundimt­ar që kjo kompani ka për të blerë aksionet është data 10 dhjetor dhe në bazë të kontratës, nëse nuk derdhen paratë, atëherë kontrata anulohet. Gjithsesi, sipas të gjitha gjasave, mund të ketë një tjetër marrëveshj­e që t'u lihet edhe një muaj afat për të hedhur paratë në arkat e klubit, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë gjë. Por, kjo periudhë tranzicion­i ka ndikuar për keq tek ekipi në fushë, sepse dolën në skenë probleme pagesash, të cilat në këto momente e dëmtojnë jo pak skuadrën, për më tepër që po kalon një periudhë të mirë në rezultate dy javët e fundit. Megjithatë, në klub besojnë se kjo situatë tranzicion­i do të marrë fund shumë shpejt dhe se ekipi do të rikthehet në normalitet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania