Panorama Sport (Albania)

Sopoti nuk ka alibi, të gjithë presin kthesën

-

Të besuarit e Altin Mallutës luajnë sot një takim mjaft delikat për ecurinë e këtij sezoni. Librazhdas­it do të udhëtojnë drejt Fushë-Krujës me synimin e qartë, fitorja, pasi çdo rezultat tjetër do t'i mbante nga fundi i tabelës. Administra­tori Matraxhiu ka bërë dy analiza këtë javë gjatë seancave stërvitore. Analiza e parë ka prekur më së shumti humbjen e javës së shkuar, ndërsa e dyta ka qenë e fokusuar te ndeshja e kësaj jave, ku fitorja duhet të kërkohet me çdo kusht nga lojtarët. Trajneri do të kushtëzohe­t nga mungesat e Bifshajt dhe Mersinit, por që nuk janë justifikue­se për një rezultat zhgënjyes. Fitorja shihet si shpëtim për shkëputjen nga fundi dhe lojtarët për këtë kanë dhënë fjalën se do të bëjnë maksimumin. Sezonet e fundit, të dy këto ekipe kanë dhuruar përballje të bukura mes tyre. Ledion Qoshku

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania