Panorama Sport (Albania)

Për fitore në duelin e mbijetesës

-

Romario Biraçaj garanton mbrojtje të hekurt në ndeshjen e sotme ndaj Ilirisë. Sipas tij, skuadra është e përgatitur intensivis­ht për këtë sfidë mbijetese. "Kjo ndeshje luhet në Mamurras. Premtojmë rezultat pozitiv, ndaj dhe mbështetës­it nuk do të zhgënjehen. Jemi përgatitur maksimalis­ht gjatë të gjithë javës dhe çdo gjë është OK. Është një takim shumë i rëndësishë­m për ne ku do të kërkojmë vetëm fitoren përballë një kundërshta­ri për mbijetesë. Ndeshjes duhet t'i kushtojmë kujdes nga fakti se fushë-krujasit janë në pozicion delikat në renditje. Kontingjen­ti i futbollist­ëve është i plotë dhe kjo na e shton besimin", u shpreh Biraçaj në prononcimi­n e tij. Ahmet Zani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania