Panorama Sport (Albania)

Iliria, me dy mungesa titullarës­h

-

Iliria do të luajë sot në një transfertë të vështirë në Mamurras ndaj skuadrës vendëse. Ekipi i drejtuar nga Pëllumb Ziri mori dje ngarkesën e nevojshme dhe sot do të përballet me mamurrsakë­t. Në një prononcim për gazetën, tekniku i skuadrës, Ziri, deklaroi: "Luajmë me një kundërshta­r të barabartë, ndaj të cilit e kemi detyrë të fitojmë. Ne nuk kemi çfarë të humbim më dhe do të luajmë shanset tona". Në takimin e sotëm, tekniku nuk ka në dispozicio­n kapitenin Doçi, i cili mungon për shkak kartonësh, si edhe Takun, i cili ka pësuar tërheqje. Iliria po kalon një krizë rezultates­h dhe nuk do ta ketë aspak të lehtë në sfidën e sotme, për më tepër me dy mungesa të rëndësishm­e. Shkëlqim Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania