Panorama Sport (Albania)

Ekipi sakrifikon për të ruajtur terrenin

-

Lushnja ka mbyllur përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes me Turbinën duke e zhvilluar seancën e fundit stërvitore në fushën sportive pranë stadiumit "Roza Haxhiu", në kushte shumë të vështira, pasi në këtë ambient mungojnë përmasat dhe bari jeshil. Gjithsesi, për të ruajtur fushën e stadiumit, skuadra verdhejesh­ile është përgatitur në këtë terren stërvitor. Ushtrime të ndryshme, gjuajtje në portë dhe skuadra duket gati për sot. Ekipi gjatë javëve të deritanish­me ka treguar një formë shumë të mirë sportive. Skuadra e drejtuar nga Artan Bano nuk ka pësuar asnjë humbje, në një kohë që udhëheq Grupin B, e shkëputur ndjeshëm nga skuadrat e tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania