Panorama Sport (Albania)

Bardhi kënaqet edhe me një barazim

-

"Turbina shkon për rezultat pozitiv në Lushnjë dhe një pikë sigurisht e kënaq". Pikërisht kështu është shprehur në prag të kësaj transferte kreu i ri i pankinës cërrikase, Sinan Bardhi. Tekniku i Turbinës tashmë e rinis aventurën e tij me cërrikasit me një sfidë mjaft të vështirë ndaj kryesuesve të kampionati­t. Gjithsesi në gjirin e skuadrës besojnë se me ndryshimin e trajnerit gjërat tashmë shihen me këndvështr­im tjetër dhe dëshira është e lartë për reagim. Turbina shkon në këtë transfertë pa dy titullarë të rëndësishë­m si Alfred Allamani dhe Enton Allmeta. Allamani vuan pezullimin e Disiplinës, ndërkohë që Allmeta gjithashtu është pezulluar për shkak kartonësh. Megjithatë tekniku kryeqyteta­s i ka gati zëvendësim­et për këto mungesa. Në Cërrik besojnë se pas katër humbjeve radhazi, kjo mund të jetë sfida e kthesës për Turbinën, ndonëse përballja me lushnjarët nuk vjen në momentin më të mirë për ta. Florenc Manari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania