Panorama Sport (Albania)

Rama i jep zemër Burrelit

-

Siç duket, matjanët e marrin seriozisht çdo ndeshje që do të luajnë në këtë kampionat dhe këtë e kanë treguar rezultatet e arritura deri tani. Ndeshja e radhës për Burrelin do të jetë në transfertë kundër Shënkollit. Administra­tori i klubit, Kastriot Rama, në një prononcim për "Panorama Sport", shprehet: "E kemi vlerësuar si ndeshje, duke respektuar kundërshta­rin. E dimë që do të jetë një takim i vështirë, por ne kemi treguar se dimë të marrim pikë të plota edhe në transfertë. Ne do të luajmë korrekt dhe nga kjo presim të marrim rezultat pozitiv. Mendoj që do t'ia arrijmë pas asaj që kemi dëshmuar në këto 10 javë kampionat", tha Rama. Matjanët vazhdojnë të surprizojn­ë në këtë sezon. Dritan Kurti

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania