Panorama Sport (Albania)

Garancia e Erzenit vjen nga porta

-

Sulejman Hoxha, gardiani i portës shijakase ka plot 540 minuta që ka pësuar vetëm një gol me Mamurrasin në minutën e 94- t. Ai mban shiritin e kapitenit duke qenë pikë e fortë në prapavijën e Erzenit. Gardianin Hoxha e gëzon më shumë fakti që skuadra e tij është në vendin e tretë në renditjen e Grupit A. I pyetur për sfidën në Shijak me Kastriotin, ai përgjigjet: "Pa dyshim është një ndeshje e vështirë, por ne jemi përgatitur për të marrë fitoren e pestë radhazi dhe unë të mos pësoj gol. Duam që tifozët tanë të zjarrtë t'u gëzohen tri pikëve sepse objektivi ynë është Superliga", e mbyll portieri shijakas Hoxha. Ekipi do të kërkojë sot vazhdimësi­në e rezultatev­e pozitive. Fiqiri Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania