Panorama Sport (Albania)

Bylis kërcënon Tomorin

-

Bylis do të kërkojë fitoren në sfidën e sotme ndaj Tomorit, dy skuadra që synojnë elitë. Kapiteni Ledjon Muçaj shprehet: "Sfidën e kemi vlerësuar, luajmë me një kundërshta­r me traditë, por që ne do të fitojmë, sepse boll kemi gabuar. Në fazën e parë, beratasit fituan, por në fushë nuk u sollën aspak njerëzorë, ndaj edhe sot i japim leksione profesiona­lizmi. Nuk do të kenë respektin tonë, madje ashtu siç i mundëm, me meritë 10-0 dy vite më parë, atë do të kërkojmë edhe sot. Më vjen keq, për homologun dhe kapitenin e beratasve, Çaço, të cilit nuk i falet ai gjest që ka bërë në atë ndeshjen e parë, duke sharë e ofenduar lojtarët tanë. Ndaj edhe sot, nuk i presim aspak me respekt".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania