Panorama Sport (Albania)

Tomori rigjen Mihanin

-

Tomori u ka dhënë fund përgatitje­ve dhe është plotësisht gati për ndeshjen me Bylisin që do të luhet sot në stadiumin "Adush Muça". Trajneri Stojku ka bërë gati formacioni­n që do të hedhë në fushën e blertë, teksa pritet të aktivizohe­t që nga minuta e parë mesfushori kavajas Meglid Mihani. Ndërkohë, në një prononcim për "Panorama Sport", mesfushori Genald Sharavolli u shpreh: "Ndeshja kundër Bylis do të jetë decizive për të vijuar përpara, teksa ashtu si Lushnja, edhe Bylis është një ndër rivalët kryesorë për të prerë një biletë në elitën e futbollit. Është një ekip me kualitet dhe që në shtëpinë e tyre janë tepër të fortë. Megjithatë, ne nuk pritet të shkojmë për të bërë piknik në Ballsh. Jemi përgatitur dhe presim që të rikthehemi te fitorja pas barazimit të marrë me Lushnjën. Kemi treguar që nuk jemi rastësisht këtu dhe këtë do ta shfaqim dhe ndaj Bylisit. Kemi një grup lojtarësh me kualitet dhe kjo na bën të mos kemi frikë". Eris Sylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania