Panorama Sport (Albania)

Shënkolli nuk e mendon dështimin

-

Lezhjanët e Shënkollit u kanë dhënë fund përgatitje­ve për takimin e sotëm ndaj Burrelit që do të luhet në Shënkoll. Në një prononcim për gazetën, trajneri Alert Alcani shprehet: "Presim në shtëpi Burrelin një skuadër me tradita dhe që po ecën mirë në Kategorinë e Parë. Gjatë të gjithë javës skuadra është stërvitur intensivis­ht për të marrë ngarkesat e nevojshme nga të gjitha pikpamjet që të jetë e aftë ta përballojë me sukses kundërshta­rin. Ndonëse jemi një skuadër e re dhe debutuese e Kategorisë së Parë, jemi në rrugë të mbarë për mbijetesë, aty ku edhe synojmë përfundimi­sht. Ndonëse në disa transferta edhe kemi humbur, por vetëm minimalish­t, çka do të thotë se mundësitë tona janë që edhe t'i fitojmë një pjesë të mirë të transferta­ve. Besoj se edhe ndaj Burrelit do të marrim fitoren e radhës, pasi këtu në Shënkoll jemi ndier komodë duke i fituar gati të gjitha sfidat, përveç sfidës së parë", përfundoi Alcani. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania