Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, De Biazi e ka takuar 2 herë Zamparinin

-

I fokusuar plotësisht dhe i impenjuar maksimalis­ht në grupin e vështirë të kualifikue­seve të Botërorit "Rusi 2018", Xhani De Biazi është në listën e dëshirave të shumë skuadrave të njohura në Europë. Shumë zëra po qarkullojn­ë mbi të ardhmen e tij dhe askush nuk e di çfarë do t'i rezervojë fati trajnerit të Kombëtares të Shqipërisë. Përveç Palermos, që e kontaktoi disa ditë më parë, për momentin janë hedhur në sulm disa skuadra të tjera që duan ta bindin De Biazin që të marrë drejtimin e tyre. Portali i njohur italian "Calciomerc­ato" thotë se për trajnerin kuqezi është duke bërë presing Trabzonspo­ri, por edhe Kaljari është në garë në rast se trajneri aktual do të dështojë në dy ndeshjet e ardhshme. De Biazi është nën kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në fund të këtij edicioni eliminator, por palët e kanë lënë të hapur gjithmonë mundësinë për prishjen e kontratës me konsensus. Prapaskena-Mediat italiane raportuan disa ditë më parë se skuadra e Palermos e kërkoi De Biazin, por në fakt "Calciomerc­ato" shkon më tej, duke zbuluar se presidenti Zamparini dhe trajneri i Kombëtares janë takuar dy herë për të biseduar në lidhje me mundësitë që ekzistonin që ky i fundit të merrte drejtimin e skuadrës siciliane. Në fund, De Biazi ktheu një përgjigje negative dhe s’pranoi të ishte trajner i Palermos, sepse ndoshta nuk i kanë pëlqyer kushtet dhe propozimet e bëra nga Zamparini. Ky i fundit është një president që shquhet për largimet e trajnerëve dhe De Biazi s’ka dashur të rrezikojë. Ekipet- Përveç Palermos dhe Alaveshit që kanë shfaqur interes për De Biazin, listës së skuadrave i është shtuar Trabzonspo­ri dhe Kaljari. Turqit janë duke kaluar një moment shumë të vështirë në kampionat dhe e shohin teknikun e Shqipërisë si një zgjidhje për të dalë nga kjo krizë. Ndërkohë, Kaljari është duke qëndruar "pas dritares" dhe ka vendosur t'i bëjë presion trajnerit aktual me emrin e De Biazit. Një ndeshje e gabuar mund t'i kushtojë shtrenjtë Masimo Rastelit, i cili duhet të sigurojë sa më shpejt mbijetesën e skuadrës nga Sardenja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania