Panorama Sport (Albania)

Shtyhet operacioni i Berishës, ndaj Juventusit luan Sportielo

-

Etrit Berisha nuk iu nënshtrua operacioni­t të planifikua­r për ditën e djeshme. Portieri shqiptar i Atalantës duhej të kryente në klinikën "Villa Stuart" një ndërhyrje kirurgjika­le në meniskun e gjurit të djathtë, por sipas "L'Eco di Bergamo" operacioni është anuluar përkohësis­ht duke u shtyrë për në një moment tjetër. Berisha u dëmtua në ndeshjen ku Atalanta u përball me Romën dhe humbi dy ndeshjet e kaluara të skuadrës së tij, ndaj Bolonjës në kampionat dhe ndaj Peskarës në Kupë. Në ndeshjen e fundjavës në transfertë përballë Juventusit, porta e Atalantës do të mbrohet sërish nga Marko Sportielo, njësoj si në dy ndeshjet e fundit ku portieri i kombëtares shqiptare nuk ka qenë prezent. Gardiani kuqezi do të humbasë ndeshje shumë të rëndësishm­e dhe kjo gjë është duke shqetësuar edhe trajnerin Gasperini. Ecuria e bluzinjve ishte shumë pozitive edhe falë pritjeve të Berishës, ndërsa për momentin kanë ndryshuar shumë situatat, pasi Sportielo po planifikoh­et titullar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania