Panorama Sport (Albania)

Kupa, Barleti Volej dhe Teuta bëjnë detyrën

Interesim i vakët në pallatin e sportit “Ramazan Njala”

- ROLAND GJINI

Barleti dhe Teuta fitojnë ndeshjet e para eliminator­e të grupit A në Kupën e Shqipërisë për femra. Kampionet mundën pastër 3-0 ekipin e Lushnjës, ndërsa durrsaket me po të njëjtin rezultat mposhtën Vllazninë. Arena e këtyre dy takimeve ishte pallati i sportit "Ramazan Njala" në Durrës ku, përveç familjarëv­e të pranishëm, ishte i boshatisur krejtësish­t. Në ndeshjen e parë, atë të orës 14:00 mes Barleti Volej (fituese në fuqi e Kupës) dhe Lushnjës, kryeqyteta­set dominuan dhe për asnjë moment nuk e diskutuan triumfin. Kjo u duk që në fillim të setit të parë kur vajzat e trajnerit Gurabardhi e filluan me shumë agresivite­t, duke u treguar kundërshta­reve vështirësi­të që do t'i prisnin në vijim. Disa nga titullaret bëjnë diferencën me lojën e tyre ndaj Barleti Volej shkëputet me disa pikë që në fillim. Gjithsesi, edhe lushnjaret nuk duan të largohen pa lënë gjurmë nga ky trofe, ndaj bëjnë shumë rezistencë. Luajnë me disiplinë dhe dëshirë të madhe, kjo u jep mundësi të shënojnë shumë pikë. Gjithsesi, lojtaret kryeqyteta­se janë gjithmonë një hap më para dhe bëjnë që seti i parë i lojës të mbyllet 25-17. Edhe i dyti ka të njëjtën tablo, Barleti Volej ka nën kontroll lojën, ndërkohë që lushnjaret përpiqen me çdo mënyrë të japin më të mirën e tyre. Pavarësish­t këtyre përpjekjev­e, edhe ky fraksion loje mbyllet me shifra edhe më të thella në favor të të besuarave të trajnerit Hasan Gurabardhi. Seti i tretë nuk ka shumë histori. Barleti Volej kontrollon lojën dhe në parket pothuajse përgjatë gjithë kohës luajnë rezervat që po ashtu nuk zhgënjejnë. Edhe Teuta bëri detyrën në përballjen ndaj Vllaznisë. Të dyja skuadrat e nisin me shumë ritëm takimin për të treguar që duan të fitojnë që në ndeshjen e parë. Rivaliteti vazhdon gjatë, por Teuta vazhdimish­t tregon diçka më shumë. Lojë mjaft e mirë në bllok dhe sulme më të sakta. Kjo bën që fraksioni i parë të mbyllet 2517 në favor të vendëseve. Në të dytin Vllaznia tenton përmbysjen, por Teuta nuk lëshon dhe shfaq sërish nivel të lartë loje. Vllaznia luan mirë, por eksperienc­a e Begiçit, Gashit, Guzës, fuqia e Matoshit apo energjia dhe dëshira e lojtareve të reja në moshë bëjnë diferencën. 25-18 dhe Teuta futet më e qetë në setin e tretë. Edhe pse dukej se gjithçka kishte marrë udhën, loja vazhdoi të kishte

ritëm dhe dëshirë për të fituar deri në fund. Dukej se për Vllazninë ishte e pamundur të bënte më shumë, ndaj gjithçka mbyllet 3-0 në favor të Teutës. Sot do të luhen takimet e ditës së dytë Lushnja-Vllaznia në orën 13:00 dhe Barleti VolejTeuta në orën 15:00.

 ??  ?? Nga ndeshja e djeshme Teuta-Vllaznia
Nga ndeshja e djeshme Teuta-Vllaznia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania