Panorama Sport (Albania)

"Objektivi ynë, vendi i parë në grup"

-

Edhe këtë sezon Barleti Volej, e drejtuar nga trajneri Hasan Gurabardhi, është skuadra për t'u mposhtur. Pas fazës së parë të mbyllur me rekord ku u shpallën kampionë të dimrit, kryeqyteta­set synojnë të bëjnë të tyren edhe Kupën e Shqipërisë. Testi i parë, edhe pse i lehtë për kryeqyteta­set, kaloi me sukses. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", trajneri Gurabardhi shprehet se Barleti Volej edhe këtë sezon ka si synim të gjithë trofetë e mundshëm sezonalë. "Normalisht ndeshja e sotme (dje) ishte relativish­t e lehtë për ne. Përfituar nga kundërshta­ri me të cilën u përballëm, u dhashë mundësinë lojtareve të reja dhe e mbyllëm me fitore. Ndërkohë edhe me Teutën ne do të hyjmë në fushë për të fituar. Pa dyshim e kemi vlerësuar maksimalis­ht ekipin vendës. Besoj te vajzat se do të renditemi të parat në grup. Mund të them se skuadra gëzon një formë të mirë fizike. Edhe Kupa e Shqipërisë është objektivi ynë i radhës dhe duam që ta mbyllim sërish sezonin me fitore dhe trofe. Si rivalin direkt shoh Tiranën", u shpreh kreu i pankinës kryeqyteta­se.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania