Panorama Sport (Albania)

"Do t'i shkojmë deri në fund garës"

-

Entuziaste për Teutën e këtij sezoni dhe objektivat në vijim është edhe një ndër pikat më të forta të skuadrës Rozalba Guza. "Ndeshjen e sotme e kontrollua­m mirë, ndaj merituam çdo gjë. Duam t'i shkojmë deri në fund këtij evenimenti. Fazën e parë të kampionati­t e kemi mbyllur me rezultat pjesërisht të kënaqshëm. U renditëm në vendin e tretë, por qëllimi ishte vendi i parë. Jemi një grup kompakt, ku ndërthuret mjaft mirë eksperienc­a dhe energjia e vajzave më të reja. Para pak ditësh u kthyem nga Kosova, ku morëm pjesë në një turne të organizuar për festat e nëntorit. Bëmë paraqitje mjaft të mirë, fituam vendin e parë. Kemi objektivat tona dhe mendoj që për pjesën tjetër të sezonit do të paraqitemi edhe më mirë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania