Panorama Sport (Albania)

Gaspart: Zidanit i uroj vetëm të këqija

-

Joan Gaspart ka qenë gjithnjë polemizues me deklaratat e tij, sidomos atyre drejtuar rivalëve të Realit. Para duelit të sotëm, ish-presidenti i Barcelonës tha: "Nuk dua të tregohem hipokrit dhe të them gjëra që nuk i mendoj. Unë uroj që Zidanin ta shikoj gjithnjë keq. Të jetë një trajner dështak dhe kjo do nënkuptont­e që Barça të jetë e suksesshme. Rivaliteti në Spanjë është mes këtyre dy klubeve dhe, nëse kundërshta­ri ka një trajner që zhgënjen në detyrë, kjo na avantazhon. Jam i bindur që këtë herë do fitojmë ne dhe do tregojmë forcën e vërtetë. Ka për të qenë një sezon shumë i suksesshëm".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania