Panorama Sport (Albania)

Ronaldo e Mesi, finalistë për "Lojtari i Vitit"

-

Pas prishjes së marrëveshj­es mes "France Football" dhe FIFA për "Topin e Artë", organizimi drejtues i futbollit është rikthyer të japë çmimin "Lojtari më i mirë i vitit". Ditën e djeshme, ai zbuloi edhe tre finalistët që janë Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Antuan Grizman. Në fakt, portugezi është favoriti absolut dhe në ceremoninë që do të zhvillohet më 9 janar në Zyrih, nuk pritet të ketë asnjë surprizë. 31-vjeçari, ndryshe nga dy rivalët e tij, fitoi dy trofe të rëndësishë­m kontinenta­l, Champions-in me Realin dhe Kampionati­n Europian me Portugalin­ë. Ndërkohë, u zbardhën edhe tri emrat finalistë për çmimin "Trajneri i Vitit", ku rivaliteti për fituesin do jetë më i madh. Bëhet fjalë për Zinedin Zidan, Fernando Santos dhe Klaudio Ranieri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania