Panorama Sport (Albania)

Katalanasi pa surpriza, Zidan bën revolucion

-

Media spanjolle ka publikuar formacione­t e mundshme të Barcelonës dhe Realit në "El Clasico", duke lajmëruar për një ndryshim të madh te madrilenët. Sipas tyre, Zidan ka vendosur që të ulë në stol Karvahalin dhe Marselon si lojtarë krahu, pasi kanë mangësi në aspektin mbrojtës. Në vendin e tyre pritet që të luajnë Varan dhe Danilo. Ndërkohë, Isko mund ta nisë si titullar, pavarësish­t se ka qëndruar për një kohë të gjatë në stol. Vendin e Garet Bejlit do ta zërë Lukas Vazkez, ndërsa Benzema do jetë në formacion. Nga ana tjetër, Luis Enrike do t'i besojë eksperienc­ës së Iniestës, i cili u riaftësua nga një dëmtim që e mbajti për gati dy muaj jashtë fushave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania