Panorama Sport (Albania)

Konte: Mëkat që De Bryjne është shitur

-

Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Mançester Sitin, trajneri Antonio Konte ka thumbuar Murinjon duke i kujtuar edhe një herë gabimin që ka bërë për shitjen e De Bryjnes. Italiani i Çelsit i thuri elozhe Guardiolës dhe e vlerësoi atë si një trajner të zotin, ndërkohë që shpreson të marrë 3 pikët në këtë përballje të vështirë.

De Bryjne - "Ai ka luajtur me Çelsin dhe është një lojtar fantastik. Më duket budallallë­k dhe më vjen keq që nuk është me ne për momentin. Një futbollist si ai nuk duhet të ishte shitur. Duhet të bëjmë kujdes dhe ta markojmë mirë, pasi është shumë i rrezikshëm. I uroj më të mirat në të ardhmen, por pas ndeshjes me ne". Ndeshja - "Është një provim shumë i rëndësishë­m për ne, për formacioni­n tonë dhe për skuadrën. Nëse duam të vazhdojmë rrugën e rezultatev­e pozitive që kemi nisur, duhet ta fitojmë. E dimë që do të luajmë përballë një skuadre të fortë, por kemi punuar dhe jemi rritur shumë. Është një tjetër hap që duhet bërë". Guardiola - "Nuk më kujtohet kur kam luajtur kundër tij. Ai ka qenë një mesfushor fantastik, por kemi pasur karakteris­tika të kundërta. Mendoj që, në atë kohë, kam vrapuar më shumë sesa ai, ndërsa ai ka qenë më teknik se unë. Besoj është përgjigjja e duhur".

Diego Kosta - "Kohët e vështira për të kanë kaluar. Ai është një lojtar i rëndësishë­m dhe fantastik për ne. E rëndësishm­e është të vazhdojë të punojë, sepse gjithçka ka arritur e ka falë punës së tij dhe dëshirës për të ndihmuar skuadrën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania