Panorama Sport (Albania)

"Italianët mund të rrinë 89 minuta në mbrojtje"

-

Pep Guardiola nuk harron të kthejë vlerësimet dhe lëvdatat për trajnerin Konte, por ndeshja e sotme është speciale për të, pasi do të përballet edhe me ish- lojtarin e tij Pedro Rodrigez. Guardiola ka thënë se Pedro e ka bërë një trajner më të mirë dhe është një vrasës përpara portës kundërshta­re.

Konte - "Është një nga trajnerët më të mirë në botë për momentin. Unë kam mësuar shumë gjëra nga koha që kam kaluar në Itali si futbollist dhe ata nuk e kanë problem të qëndrojnë për 89 minuta në zonën e rreptësisë. U mjafton një minutë për të bërë keq. Ai pati një eksperienc­ë shumë të mirë në Torino dhe arriti të fitonte shumë trofe në Itali".

Kalendari- "Është shumë i ngjeshur. Jemi duke punuar 11-12 ditë pa pushim. Na pëlqen të luajmë futboll dhe të punojmë maksimalis­ht, por ndonjëherë edhe pushimet të bëjnë mirë. Më pëlqen t'u jap lojtarëve disa ditë pushim, por nuk mundem pasi kemi shumë ndeshje".

Pedro - "Kam punuar me të dhe është një lojtar fantastik. E vlerësoj shumë instinktin e tij përpara portës kundërshta­re. Mund të them se është një vrasës. Falë punës me të jam bërë një trajner më i mirë". Ndeshja - "E dimë që do të kemi përballë një skuadër që ka shumë energji sepse nuk luan në Europë. Megjithatë, ne jemi të vetëdijshë­m për forcën tonë dhe kemi besim se mund të marrim një rezultat pozitiv. Duhet të bëjmë mirë detyrat dhe të mos u lëmë hapësira në kundërsulm".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania