Panorama Sport (Albania)

Zhezus do të "djegë" një yll

-

Dy ditë përpara ndeshjes delikate të Mançester Sitit me Çelsin, "qytetarët" kanë pasur një vizitë interesant­e. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Gabriel Zhezus, i cili do të transferoh­et në merkaton e janarit. Mediat angleze thonë se transferim­i i tij do të nxjerrë jashtë skemave të Guardiolës njërin mes David Silvës dhe Serxho Agueros. Këta të fundit duhet të punojnë shumë që të mos ndihen të rrezikuar nga ylli brazilian, i cili shihet si një blerje e madhe e Sitit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania