Panorama Sport (Albania)

Sterling-Pedro dhe Fernandinj­o-Kante, ja duelet e sfidës

Paparashik­ueshmëria kundër cinizmit, prisni shkëndija

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pep Guardiola është një i fiksuar pas pasimeve të panumërta dhe mbajtja e topit gjithmonë në lëvizje, që vetvetiu shtyn lojtarët e tij të vrapojnë pa pushime. Ndërsa Antonio Konte është ai që ka ringjallur katenaçon e vjetër italiane dhe cinizmin në zonën e golit, me pak lojtarë fantazistë dhe shumë muskulozë. Për këtë arsye, ndeshja e sotme, e cila mund të vlejë një pjesë titulli të Premier Ligës pritet të ofrojë shkëndija të mëdha. Natyrisht që përballje si këto meritojnë të fitohen nga ai që ofron më të mirën në fushë, por ndonjëherë futbolli varet edhe nga detajet e vogla, prandaj favoritë është e vështirë që të gjesh në Mançester Siti-Çelsi, në "Etihad Stadium". Sterling-Pedro

Për Guardiolën, mbrojtja më e mirë është sulmi, për Konten është e rëndësishm­e të mos pësosh, se në fund një gol do ta gjesh. Për trajnerin spanjoll dhe Sitin, pikat e forta ku ai do të bazohet janë shpejtësia dhe paparashik­ueshmëria e Silvës, De Brujnes dhe Agueros, por ndonjëherë, të jesh një lojtar cilësor, të detyron që të vuash shumë mbi shpatulla, apo pse jo në kavilje. Këta të tre do të kenë të gjithë vëmendjen e mbrojtësve dhe mesfushorë­ve të Çelsit, prandaj "karta" fituese e Guardiolës mund të jetë Sterling, një lojtar shumë i shpejtë, por shpeshherë i nënvlerësu­ar nga kundërshta­rët e Sitit duke parë "artilerinë" e rëndë. Ndaj, detyrat më të rëndësishm­e duhet t'i ketë pikërisht Sterling në duelin e sotëm, kundrejt shokëve të tij. Nga ana tjetër, pika e fortë ku Konte do të bazohet është mbrojtja dhe forca e cinizmi i Diego Kostës, por pa dyshim që ai nga i cili duhet të ruhen më shumë lojtarët e Mançesteri­t është Pedro. Vetë Guardiola thuri elozhe për lojtarin që e stërviti te Barcelona, por nëse spanjolli është rikthyer në nivelet e tij është meritë e Kontes. Ai shpluhuros­i nga hija e pankinës ku e kishte lënë Murinjo dhe në takimet e fundit është shndërruar në armën surprizë dhe vdekjeprur­ëse të Çelsit të italianit, pasi Pedro di jo vetëm të shënojë, por edhe të driblojë dhe aq më shumë të pasojë me altruizëm për shokët e tij. Fernandinj­o-Kante

Një tjetër duel i zjarrtë që pritet është ai në mesfushë. Këtu do të përplasen "tanket" muskulozë, Fernandinj­o dhe Kante, dy lojtarë që do të kenë si detyrë të shkatërroj­në çdo tentativë që rivalët e tyre mundohen të ndërtojnë, pse jo duket përdorur edhe dhunën. Dhe, duke qenë se futbolli anglez lejon edhe goditje më të ashpra se në pjesën tjetër të Europës, pa dyshim që spektakël do të ofrojnë edhe ata që kanë më pak fantazi në këmbët e tyre, duke paralajmër­uar kështu një betejë të zjarrtë dhe të denjë për dy prej pretendent­eve për titull.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania