Panorama Sport (Albania)

Arsenali shpreson të përfitojë, Leiçesteri kërkon pak oksigjen

-

Sfida Mançester Siti-Çelsi është një duel mes pretendent­eve të titullit kampion, por në të njëjtën kohë ajo mund të transformo­het edhe në një asist për skuadrat e tjera në ndjekje të suksesit në Premier Ligë, siç është Arsenali. "Topçinjtë" e Londrës janë të impenjuar në derbin kundër Uest Hemit, në transfertë, një ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar, por me trajnerin Arsen Venger që kërkon një përgjigje të fortë nga ana e lojtarëve të tij. "Kampionati sa vjen e ngjeshet dhe pikët bëhen më të vështira për t'u arritur. Luajmë shumë ndeshje, por në të njëjtën kohë, mesjavën e ardhshme na pret edhe Champions-i, ku kemi si detyrë që të fitojmë për të kërkuar vendin e parë në grup. Ndaj Uest Hemit do të jetë një tjetër betejë për ne, por duke parë kalendarin që ofron kjo javë e Anglisë, ne duhet të fitojmë që të shpresojmë në një ngjitjeve të shkallëve të renditjes. Çfarë pres nga Siti- Çelsi? Të dyja nuk humbin dot, por nëse ato ndalin njëra-tjetrën, do të ishte një asist i mirë për në... Sido që të shkojë, jemi të detyruar që të fitojmë nëse kërkojmë titullin".

Totenhemi - Pas humbjes në derbi me Çelsin, skuadra e Mauricio Poketinos ka detyrën që të kundërpërg­jigjet në fushën e saj, përballë Suonsit. Totenhemi duhet të bëjë shumë kujdes, sepse "mjelmat" nuk janë një skuadër e frikshme, por kanë ditur që t'i prishin punë disa skuadrave të mëdha, prandaj përqendrim­i duhet të jetë në maksimum. Në të njëjtën kohë, "Spërs"-at janë të detyruar që të fitojnë, jo vetëm për të vazhduar ndjekjen e tyre ndaj ëndrrës së titullit kampion, por mbi të gjitha për të mos iu larguar aspak zonës së Ligës së Kampioneve. Leiçesteri - Kampionët në fuqi të Anglisë fluturojnë në Champions, ku kanë arritur një kualifikim historik, por në kampionat janë pranë zonës së rrezikshme që të zbret një kategori më poshtë, vetëm dy pikë larg Hull Sitit që mbron vendin e tretë nga fundi. Për këtë arsye, skuadra e Klaudio Ranierit duhet të tentojë me çdo kusht suksesin në transfertë ndaj Sandërlend­it, për të thithur pak më shumë oksigjen në këtë kalendar shumë të ngjeshur të fundvitit për ta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania