Panorama Sport (Albania)

"Diferencën e bëmë ne, Interi është ekip i madh"

-

Marek Hamshik lë mënjanë modestinë dhe foli hapur përpara gazetarëve duke vlerësuar në maksimum ekipin e vet. "Ne kishim nevojë që të fitonim dhe ia dolëm. I shënuam tre gola Interit dhe kjo nuk është pak. Duhet që të përgëzohem­i për këtë ndeshje që realizuam. Interi luajti mirë, por ne ishim më të fortë dhe i mundëm", tha mesfushori sllovak. "Shumë flasin për numrat e Napolit, por ne jemi me hapin e ekipit që bëri mjaft mirë një vit më parë", analizoi mesfushori, i cili vuri në dukje se Napoli aktual, krahasuar me ekipin e para një viti, ka shënuar vetëm një gol më pak edhe pse është larguar Gonzalo Higuain (me argjentina­sin në të këtë periudhë kishin shënuar 28 gola). Sa i përket duelit të radhës, 29vjeçari pranoi se skuadra e tij ishte përballë një dueli mjaft të fortë. "Do të luajmë përballë Benfikës për t'u kualifikua­r, një ndeshje mjaft e fortë. Ne do të luajmë si sot (dje)", premtoi Hamshik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania