Panorama Sport (Albania)

Ranokia akuzon ekipin: Braktisin mbrojtësit!

-

"Kur kalon në disavantaz­h të dy golave, atëherë ndeshja vështirëso­het shumë, më pas gjithçka bëhet më e vështirë. Më duhet të them se faji nuk është vetëm i mbrojtësve, pasi nuk duhet që të vrapojmë vetëm ne pas sulmuesve kundërshta­rë. Nëse sulmuesit dhe mesfushorë­t tanë nuk na japin një dorë, atëherë nuk mund të bëjmë dot asgjë". Andrea Ranokia në fund të takimit ishte mjaft kritik me shokët e skuadrës, të cilët i akuzoi për sjelljen që patën në minutat e para të ndeshjes. "Interi ka një ekip të mirë, por duke vazhduar kështu nuk do të bëjmë dot rrugë të gjatë. Duhet të nisim sa më shpejt një seri rezultates­h pozitive, pasi vetëm kështu do të përmbushim objektivat që i kemi vendosur vetes", tha 28vjeçari. "Kjo humbje mund të jetë e rëndë, por është edhe një rast i mirë për ne që të mësojmë një leksion që do të na shërbejë në të ardhmen. Në lojë janë ende shumë pikë, por ne duhet që të zgjohemi sa të mos jetë shumë vonë", përfundoi ish-kapiteni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania