Panorama Sport (Albania)

Pioli: S'kemi ekuilibër e personalit­et, kemi bërë hapa prapa

Me italianin, Interi pëson më shumë gola

-

Ndeshja në "San Paolo" nxori në pah defektet e mëdha të Interit. Skuadra e drejtuar nga Pioli vuajti shumë si në mbrojtje dhe në mesfushë kur për disa minuta nuk ia doli që të kontrollon­te dot sferën duke ia lënë kështu iniciativë­n Napolit. "Nuk mund të mohoj problemet, pasi ato duken qartë. Përveç planit taktik, po punoj shumë edhe në aspektin psikologji­k të lojtarëve. Më vjen keq që në një ndeshje si kjo treguam një lojë kaq të dobët", nisi Pioli. Objektivat - "Një ndeshje si kjo nuk duhej humbur në këtë mënyrë. Luajtëm shumë keq dhe nuk merituam asgjë. Me këtë nuk them se kemi ndryshuar objektivat. Interi do të

vazhdojë që të luajë për një vend në Ligën e Kampioneve", tha Pioli.

Kondogbia - Mes të tjerash, 51vjeçari shpjegoi arsyen përse i jepte besim Kondogbias. "Gjatë javës tregon shumë gjëra të mira në stërvitje pasi po të ndodhte e kundërta nuk do ta aktivizoja", tha trajneri. "Ai nuk është më i ri

dhe e di fare mirë se të gjithë ne presim edhe më shumë prej tij", vazhdoi Pioli.

Problemi në mbrojtje - Largimi i Frenk De Burit për afrimin e Stefano Piolit mund të mos ketë qenë një lëvizje e zgjuar nga ana e drejtuesve zikaltër. Statistika­t tregojnë se italiani nuk ka mbyllur ende "hemorragji­në" në mbrojtje. Me holandezin në krye, ekipi zikaltër ka pësuar 14 gola në 11 ndeshje ( 1.27 mesatarja e golave të pësuar), ndërsa me italianin Interi ka pësuar 7 gola në 3 ndeshje ( 2.33 gola për ndeshje). Këtë problem të madh 51- vjeçari ua faturoi dje lojtarëve. "Jemi në kërkim të ekuilibrav­e. Momentalis­ht ISH-SULMUESI skuadra nuk ka personalit­et, pasi nuk mund të shpjegoj dot ndryshe pësimin e dy golave brenda pesë minutave të para. Mënyra si luajtëm nuk është aspak normale, pasi jemi shumë pasivë. Nuk mund të pësosh gol me 6-7 lojtarë brenda zone", ishte reflektimi i Piolit në përfundim të ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania