Panorama Sport (Albania)

Guanzhu 200 mln euro, Navas në janar

-

Revista prestigjio­ze "Milano Finanza" zbulon se një shoqëri e re investitor­ësh aziatik kanë shfaqur interesin e tyre për t'iu bashkuar grupit "Sino Europe Sport", i cili së shpejti pritet që të vihet në krye të Milanit. Kjo shoqëri është me seli në qytetin e Guangdong, i cili numëron 14 milionë banorë. Sipas revistës në fjalë, fondi i Guanzhusë ka premtuar se është i orientuar që të investojë 200 milionë euro te klubi kuqezi dhe i ka idetë e qarta për rindërtimi­n e Milanit duke u mbështetur te lojtarët elitarë në merkato. Për momentin, kinezët nuk e kanë zbuluar akoma identiteti­n e tyre dhe më shumë do të kuptojmë kur tratativa të mbyllet zyrtarisht. Sakaq, për sa i përket lëvizjeve afatshkurt­ër të Milanit në merkato, e përditshmj­a britanike "Daily Mail" ka zbuluar se kuqezinjtë janë të interesuar për futbollist­in e Mançester Siti, Hezus Navas. Lojtarit i përfundon kontrata në fund të sezonit, teksa kuqezinjtë do provojnë ta afrojnë me një çmim të arsyeshëm në Milano. Ndërsa Manolo Gabiadini, i cili etiketohet si pasardhësi i Bakës te Milani, i ka mbyllur dyert "Djallit" duke rrëfyer se pas aventurës te Napoli do t'i pëlqente një eksperienc­ë e re në Premier Ligën angleze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania